Ndërlidhjet

logo-print

Erlan Idrissov: Apel fuqive botërore në luftë kundër ISIS-it


Erlan Idrissov.

Erlan Idrissov.

Ministri i jashtëm i Kazakistanit, Erlan Idrissov ka kërkuar nga liderët botërore që të bashkohen në luftë kundër grupit ekstremistë Shtetit Islamik.

Në një intervistë për The Associated Press, ai ka thënë se Kazakistani, deri së voni ka qenë “imune ndaj fundamentalizmit dhe ekstremizmit.”

Idrissov ka vlerësuar se diku rreth 200 kazakë i janë bashkuar ISIS-it, në Siri.

Ai ka apeluar tek Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Evropa, që të tejkalojnë ndarjet politike dhe të luftojnë kundër ISIS-it.

Ministri kazak beson se gjatë takimit midis presidentit amerikane Barack Obama dhe atij rus, Vladimir Putin, në OKB-ë, do të ketë lëvizje të taktikave,në luftë kundër grupit ekstremistë.

XS
SM
MD
LG