Ndërlidhjet

Vazhdojnë protestat në Moldavi


Pamje nga protesta.
Pamje nga protesta.

Raportohet se së paku 15 mijë persona kanë protestuar kundër qeverisë në Moldavi.

Partia Socialiste dhe Partia Jonë, kanë organizuar një protestë, në të cilën kërkuan zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Protestat masive kanë filluar më 6 shtator, kur mijëra qytetarë kishin vërshuar rrugët e kryeqytetit Chisinau, kundër qeverisë, e cila mbështete nga qeveritë perëndimore.

Guvernatori i Bankës Qendrore Dorin Dragutanu, kishte thënë dorëheqje javën e kaluar, pasi ishte akuzuar se nuk ka mundur ta ndalojë vjedhjen masive të parave, në bankat lokale.

Protestat e fundit vinë pasi Fondi Monetarë Ndërkombëtarë, ka deklaruar se nuk do të negociojë me liderët e vendit, për kredi të re.

XS
SM
MD
LG