Ndërlidhjet

logo-print

Presidentja Jahjaga u takua me Mbretin Abdullah II të Jordanisë


Fotografi nga takimi.

Fotografi nga takimi.


Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në kuadër të aktiviteteve me rastin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, u takua në Nju Jork me Mbretin Abdullah II të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë.

Në takim Presidentja Jahjaga dhe Mbreti Abdullah biseduan për vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në procesin e njohjeve ndërkombëtare për Kosovën, në fushën e ekonomisë dhe atë të sigurisë.

Presidentja Jahjaga kërkoi ndihën e Jordanisë për të bashkërenduar me sukses procesin e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në UNESCO, thuhet në njoftim të presidencës.

Presidentja Jahjaga gjithashtu ka theksuar “ domosdoshmërinë e bashkërendimit të shteteve partnere në përgjigjen e përbashkët ndaj kërcënimeve ekstremiste. Presidentja vlerësoi se shtetet duhet të ndajnë përvojat dhe të bashkojnë përpjekjet për të adresuar këtë kërcënim global.”

Mbreti Abdullah II i Jordanisë ka vlerësuar lart marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve duke shtuar përkrahjen e Joradnisë për Kosovën thuhet në komunikatë.

“Jordania do të shtojë përpjekjet në politikën e jashtme për ta mbështetur Kosovën në procesin e njohjeve por edhe në procesin e anëtarësimit në UNESCO, përmes shteteve të cilat ka marrëdhënie të mira bilaterale,” përfundon komunikata.

XS
SM
MD
LG