Ndërlidhjet

Rohani e quan qesharake përpjekjen e republikanëve për marrëveshjen bërthamore


Foto arkivi.
Foto arkivi.


Kandidatët të cilët po garojnë për president të Shteteve të Bashkuara dhe kanë sulmuar marrëveshjen me Iranin, për armët bërthamore, vështirë se e dinë ku është Irani në hartë apo e dinë se Teherani është kryeqyteti, ka thënë presidenti i Iranit Hassan Rouhani, në një intervistë me Christiane Amanpour, për CNN.

“Ajo çfarë flasin ata është shumë larg së vërtetës. Pra njerëzit në Iran e shohin këtë vetëm si argëtim, madje edhe qesharake.”

Kongresi amerikan ka dështuar ta bllokojë marrëveshjen mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore për programin bërthamorë.

Si rezultat i kësaj Iranit i janë hequr shumica e sanksioneve, të vendosura më herët.

XS
SM
MD
LG