Ndërlidhjet

logo-print

Putin: Do të intensifikojmë mbështetjen për Assadin


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se vendi i tij nuk planifikon të marrë pjesë në ndonjë operacion të trupave në territorin e Sirisë, porse do të intensifikojë bashkëpunimin me presidentin sirian, Bashar al-Assad.

Në një intervistë për televizionin CBS, Putin ka thënë se Rusia është e angazhuar për të luftuar terrorizmin.

“Janë mbi 2,000 militantë në Siri nga ish-republikat sovjetike dhe ekziston rreziku që ata të kthehen prapa. Pra, në vend se të presim për kthimin e tyre, ne duhet t’i ndihmojmë Assadit që t’i luftojë ata në territorin sirian. Kjo është gjëja më e rëndësishme që na inkurajon dhe na nxit. Dhe, në përgjithësi, ne nuk duam që situata në rajon të bëhet si në Somali”, ka thënë Putin.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre që duan largimin nga pushteti të Assadit, janë të shqetësuara me përfshirjen ushtarake të Rusisë në Siri.

Moska ka dërguar disa pajisje ushtarake në qytetin Latakia të Sirisë.

XS
SM
MD
LG