Ndërlidhjet

Rritja ekonomike në Kosovë ka stagnuar në rreth 3%


Ilustrim

Ilustrim

Rritja ekonomike në Kosovë prej 1 përqind në vitin 2014 dhe 3 përqind më 2015 është e pamjaftueshme për zvogëlimin e papunësisë, të varfërisë dhe për parandalimin e largimit të qytetarëve nga vendi, kanë thënë përfaqësues të Bankës Botërore në Kosovë.

Gjatë prezantimit të raportit të rregullt ekonomik për Evropën Juglindore, është thënë se Kosovës i nevojitet rritje ekonomike më e lartë, për të zbutur problemet thelbësore, siç janë papunësia dhe varfëria.

Menaxheri i Bankës Botërore në Kosovë, Jan-Peter Olters, ka thënë se investimet vendore dhe ndërkombëtare janë çelësi për të përshpejtuar rritjen ekonomike në Kosovë.

“Normat aktuale të rritjes ekonomike janë të pamjaftueshme për të rritur normat e punësimit dhe për të përmirësuar perspektivat ekonomike të kosovarëve. Kriza politike në vitin 2014, së bashku me ndikimin nga shpërthimi në termocentralin ‘Kosova A’, kanë dobësuar rritjen ekonomike në Kosovë edhe më shumë”, ka thënë Oltres

Raporti i Rregullt Ekonomik për Evropën Juglindore publikohet dy herë në vit nga stafi i ekonomistëve në Praktikën Globale për Makroekonomi dhe Menaxhment Fiskal të rajonit Evropë dhe Azi Qendrore në Bankën Botërore.

XS
SM
MD
LG