Ndërlidhjet

logo-print

Daçiq: Kosova të mos shpërblehet me UNESCO


Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka akuzuar Kosovën për “shkatërrim të monumenteve të trashëgimisë kulturore dhe historike”.

Duke folur në një takim të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Daçiq ka kërkuar që për shkak të “veprimeve të tilla”, Kosova “të mos shpërblehet” me anëtarësimin në UNESCO apo Organizatën e OKB-së për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.

“Në hapësirat e Kosovës, 236 kisha, manastire dhe objekte të tjera në pronësi të Kishës Ortodokse Serbe, si dhe monumente kulturore-historike, kanë qenë shënjestër e sulmeve”, ka thënë Daçiq, transmetojnë mediat serbe.

Kërkesa e Kosovës për anëtarësim në UNESCO është futur tashmë në agjendën zyrtare të Këshillit Ekzekutiv të kësaj organizate.

Autoritetet e Kosovës kanë thënë se pritjet janë që në muajin tetor ky këshill të japë rekomandimin pozitiv për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Serbia, në anën tjetër, është zotuar se do të bëjë gjithçka të mundur për të penguar anëtarësimin e Kosovës.

XS
SM
MD
LG