Ndërlidhjet

Nisin hetime kundër ish-shefit të Volkswagen-it


Ish-shefi i Volkswagen-it, Martin Winterkorn.

Ish-shefi i Volkswagen-it, Martin Winterkorn.

Prokurorët në Gjermani kanë hapur hetime ndaj ish-shefit ekzekutiv të fabrikës së makinave Volkswagen, Martin Winterkorn.

Zyra e prokurorit ka thënë se do të hetojë “akuzat për mashtrim në shitjen e makinave me të dhëna të manipuluara për gazrat shkarkues”.

Winterkorn ka dhënë dorëheqje javën e kaluar, pasi është zbuluar se Volkswagen ka bërë manupilime për të kaluar testet amerikane për gazrat emeteues.

Rregullatorët në Shtetet e Bashkuara kanë gjetur softuerë “mashtrues” në disa motorë me naftë.

Volkswagen, prodhuesi më i madh i makinave në botë, ka pranuar se 11 milionë automjete mund të përmbajnë kodin kompjuterik.

XS
SM
MD
LG