Ndërlidhjet

logo-print

Siria dominon agjendën e AP-së të OKB-së


Siri - foto arkivi

Siri - foto arkivi

Konflikti në Siri pritet të jetë në qendër të aktivitetit intensiv diplomatik në Nju Jork, ku udhëheqësit botërorë janë mbledhur për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Presidenti rus, Vladimir Putin, do të zhvillojë bisedime me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, për të vënë në pah propozimet e tij.

Moska ka sugjeruar formimin e një grupi ndërkombëtar të kontaktit për Sirinë, i cili do të përfshinte Rusinë, SHBA-në, Iranin, Turqinë, Arabinë Saudite dhe Egjiptin.

Rusia është aleate kyçe e presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Liderët botërorë, së voni, kanë zbutur qëndrimin ndaj tij, duke thënë se ai mund të qëndrojë në pushtet gjatë tranzicionit politik.

Kërcënimi nga ekstremistët e Shtetit Islamik (IS) dhe fluksi i madh i refugjatëve sirianë në Evropë kanë rritur urgjencën e kërkimit të një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës civile në Siri.

Punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nisin sot dhe zgjasin deri më 3 tetor.

XS
SM
MD
LG