Ndërlidhjet

logo-print

Talibanët marrin pjesë të Kunduzit


Kunduz, Afganistan

Kunduz, Afganistan

Luftëtarët talibanë kanë marrë nën kontroll disa pjesë të kryeqytetit të provincës Kunduz, në veri të Afganistanit, pas disa orë përleshjesh me forcat e sigurisë.

Zëdhënësi i policisë provinciale, Sayed Sarwar Hussaini, ka thënë se militantët kanë kapur më shumë se gjysmën e qytetit.

“Luftime të ashpra vazhdojnë në qendër të qytetit. Ai është i ndarë në dy pjesë dhe është kthyer në zonë lufte”, ka thënë zëvendësguvernatori i provincës, Hamdulla Daneshi, për Radion Afganistani i Lirë.

Agjencia Reuters ka raportuar se militantët janë disa blloqe larg kompleksit të guvernatorit.

Policia ka thënë se ka viktima nga të dyja palët.

XS
SM
MD
LG