Ndërlidhjet

Gjermania dënon dy rebelë të Ruandës


Kongo - foto arkivi
Kongo - foto arkivi

Një gjykatë gjermane ka dënuar dy udhëheqës rebelë të Ruandës për organizim të sulmeve ndaj civilëve në Republikën Demokratike të Kongos.

Ignace Murwanashyaka dhe Straton Musoni janë akuzuar për urdhërimin e milicive që të kryejnë vrasje dhe përdhunime masive në periudhën 2008-2009.

Gjykimi është zhvilluar në bazë të një ligji, që lejon ndjekjen penale të të huajve për krime të kryera jashtë Gjermanisë.

Gjyqi është konsideruar si moment i rëndësishëm në sjelljen e rebelëve të Ruandës përpara drejtësisë.

Murwanashyaka , i cili është lider i Forcave Demokratike për Çlirimin e Ruandës, është dënuar me 13 vjet burgim, ndërsa Musoni, zëvendësi i tij, ka marrë tetë vjet burgim.

Të dy ata, që janë arrestuar në vitin 2009, kanë jetuar në Gjermani qysh në fillim të viteve 1990 dhe nga atje kanë koordinuar sulmet ndaj civilëve në lindje të Republikës Demokratike të Kongos.

XS
SM
MD
LG