Ndërlidhjet

Konflikti në Jemen: Sulm vdekjeprurës në dasëm


Jemen
Jemen

Një sulm ajror në Jemen ka goditur në një dasëm, duke vrarë së paku 27 persona.

Së paku tetë fëmijë raportohet të jenë në mesin e të vdekurve.

Sulmi ka ndodhur në fshatin Vahixhah, pranë portit Moka.

Agjencia AP ka cituar një zyrtar të qeverisë të ketë thënë se sulmi ajror ka qenë “gabim”.

Një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite është duke kryer sulme ajrore në Jemen qysh në muajin mars, në përpjekje për të zmbrapsur rebelët Huthi.

Këta të fundit kanë marrë nën kontroll pjesën më të madhe të vendit, këtë vit.

XS
SM
MD
LG