Ndërlidhjet

Ban: Siria të referohet në Gjykatën Ndërkombëtare Penale


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka hapur Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke bërë thirrje për fundin e konfliktit në Siri.

Duke iu adresuar udhëheqësve botërorë në Nju Jork, Ban, për herë të parë, ka kërkuar që situata në Siri të referohet në Gjykatën Ndërkombëtare Penale.

Ban ka thënë se konflikti në Siri “është nxitur nga fuqitë rajonale dhe rivalitetet” dhe se Rusia, Shtetet e Bashkuara, Arabia Saudite, Turqia dhe Irani mbajnë çelësin e zgjidhjes politike të luftës.

Asambleja e 70-të Parlamentare e OKB-së ka nisur punimet sot dhe ato do të zgjasin deri më 3 tetor.

XS
SM
MD
LG