Ndërlidhjet

logo-print

Obama: SHBA e gatshme të punojë me Rusinë e Iranin


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se Uashingtoni do të punojë me secilin vend për zgjidhjen e konfliktit në Siri, duke veçuar posaçërisht Rusinë dhe Iranin.

Por, ai ka thënë se nuk duhet të ketë rikthim në status quo-në e paraluftës.

“Duhet ta dimë se pas asaj kasaphaneje, pas asaj gjakderdhjeje të madhe nuk mund të ketë kthim në status quo-në e paraluftës”, ka thënë Obama, duke iu adresuar Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ai e ka cilësuar si tiran presidentin sirian, Bashar al-Assad, dhe ka thënë se përpjekjet për të dëbuar grupin ekstremist të Shtetit Islamik, nuk duhet të forcojnë Assadin.

Obama po ashtu ka thënë se bota nuk mund të qëndrojë derisa Rusia shkel integritetin dhe sovranitetin e Ukrainës.

Ai ka thënë se Uashingtoni nuk do që të izolojë Rusinë.

Obama ka thënë se do që Rusia të angazhohet në mënyrë diplomatike dhe të zgjidhë krizën në atë mënyrë që i lejon Ukrainës të përcaktojë vetë të ardhmen e saj.

XS
SM
MD
LG