Ndërlidhjet

Rusia shqyrton kufizime kundër aviacionit ukrainas


Kryeministri rus, Dmitry Medvedev.
Kryeministri rus, Dmitry Medvedev.

Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, ka udhëzuar Ministrinë e Transportit që të shqyrtojë masa hakmarrëse kundër Ukrainës për ndalimin e fluturimeve ruse.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësja e Qeverisë ruse, Natalia Timakova.

Qeveria e Ukrainës ka thënë javën e kaluar se do t’i ndalojë fluturimet e linjave ajrore ruse në Ukrainë, nisur nga 1 tetori.

Kryeministri ukrainas, Arseniy Yatsenyuk, ka thënë se flutruimet ruse do të lejohen në Ukrainë vetëm nëse ato nuk bartin pajisje ushtarake apo personel ushtarak.

Kievi ka futur në listën e zezë 25 kompani të aviacionit rus, si kërcënim për sigurinë e tij kombëtare.

XS
SM
MD
LG