Ndërlidhjet

logo-print

Apple shet 13 milionë modele të reja të iPhone


iPhone 6s

iPhone 6s

Kompania Apple në Shtetet e Bashkuara ka bërë të ditur se ka shitur 13 milionë iPhone 6s dhe 6s Plus gjatë tre ditëve të fundit, kur edhe kanë dalë në shitje.

Shitjet përfshijnë edhe tregun e Kinës, i cili është futur në lansimin fillestar për herë të parë.

Apple ka thyer rekordin e vitit të kaluar, kur ka shitu 10 milionë modele IPhone 6 dhe 6 Plus gjatë fundjavës së parë në shitje.

Modelet e reja kanë memorie më të madhe dhe procesorë më të shpejtë, si dhe kamerë prej 12 mega-pixel.

Çmimi i tyre nis nga 649 dollarë.

Apple ka bërë të ditur se iPhone 6s dhe 6s Plus do të jenë në dispozicion në 40 shtete të tjera, përfshirë Italinë, Meksikën, Rusinë, Spanjën dhe Tajvanin, nisur nga data 9 tetor.

XS
SM
MD
LG