Ndërlidhjet

Turqia: Zgjidhja në Siri vetëm pa Assadin


Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu.
Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu.

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka thënë se vendi i tij kundërshton çdo tranzicion politik në Siri që përfshin presidentin Bashar al-Assad.

“Assadi është personi kryesor përgjegjës për krizën në Siri. Procesi i tranzicionit në Siri duhet të ndodhë pa Assadin dhe ato grupe të përfshira në krime”, ka thënë Davutoglu në një konferencë për media në Nju Jork, ku edhe ka ndjekur Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ankaraja ka qenë kritikja më e zëshme e Assadit dhe ka insistuar në largimin e tij.

Por, javën e kaluar, presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan, ka thënë se Assadi mund të jetë pjesë e periudhës së tranzicionit.

Më vonë, ai ka thënë se komentet e tij nuk përfaqësojnë ndryshim të politikës.

XS
SM
MD
LG