Ndërlidhjet

Putin: Mosbashkëpunimi me Assadin është gabim


Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se është gabim i madh mosbashkëpunimi me forcat e presidentit sirian, Bashar al-Assad, të cilat, sipas tij, janë forcat e vetme që “luftojnë vërtet” grupin ekstremist të Shtetit Islamik (IS) në Siri.

“Mendojmë se është një gabim i madh të refuzohet bashkëpunimi me Qeverinë e Sirisë dhe forcat e saj të armatosura, që janë trimërisht duke luftuar ballë për ballë me terrorizmin”, ka thënë Putin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Putin po ashtu ka kritikuar Perëndimin për armatosjen e rebelëve “të moderuar” në Siri, duke thënë se ata më vonë u janë bashkuar militantëve të Shtetit Islamik.

Fjalimi i tij vjen në kohën e rritjes së pranisë ushtarake ruse në Siri, e cila ka rritur shqetësimet e Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG