Ndërlidhjet

logo-print

Blatter nuk tërhiqet, pavarësisht hetimeve kundër tij


Sepp Blatter

Sepp Blatter

Sepp Blatter ka thënë se nuk do të largohet nga posti i presidentit të Federatës Botërore të Futbollit – FIFA, për shkak të hetimit penal që kanë hapur hetuesit zviceranë kundër tij,

Blatter, 79 vjeç, dyshohet se ka nënshkruar një kontratë, e cila ka qenë “e pafavorshme për FIFA-n”, dhe se i ka bërë një “pagesë jolojale” presidentit të Federatës Evropiane të Futbollit, UEFA, Michel Platini.

Blatter, i cili tashmë ka thënë se do të japë dorëheqje në shkurt të vitit 2016, pretendon se “nuk ka bërë asgjë të paligjshme ose të pahijshme”.

Platini po ashtu u ka shkruar letër anëtarëve të UEFA-s, duke mohuar çdo keqbërje.

Në letrën e publikuar përmes avokatëve të tij, Blatter ka thënë se pagesa prej 1.5 sterlinash për Platinin në vitin 2011 “ka qenë kompensim valid dhe asgjë më shumë”.

Zgjedhjet e parakohshme presidenciale në FIFA do të mbahen më 26 shkurt.

Ato janë shpallur pasi Blatter ka thënë se do të japë dorëheqje, si pasojë e një afere të madhe me korrupsion dhe mitmarrje brenda FIFA-s.

XS
SM
MD
LG