Ndërlidhjet

Afganistan: Qeveria përgatit kundërofensivë në Kunduz


Talibanët urojnë njëri-tjetrin për okupimin e Kunduzit
Talibanët urojnë njëri-tjetrin për okupimin e Kunduzit

Afganistani ka mobilizuar përforcime për kundërsulm në qytetin verior, Kunduz, pasi militantët talibanë e morën kontrollin në këtë qytet.

Ushtarët afganë janë tërhequr dje në aeroportin e Kunduzit, pas disa orëve të përleshjeve me talibanët, të cilët depërtuan në këtë qytet strategjik, i okupuan ndërtesat qeveritare dhe i liruan qindra të burgosur.

Zëdhënësi i policisë në Kunduz, Sarwar Hussanini, tha sot se do të lansohet një operacion gjatë orëve të ardhshme.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, tha se militantët do avancojnë në drejtim të aeroportit.

XS
SM
MD
LG