Ndërlidhjet

Bagdad: Nga sulmi me bombë – dy të vrarë


Pamje pas sulmit të sotëm me makinë-bombë në Bagdad
Pamje pas sulmit të sotëm me makinë-bombë në Bagdad

Në pjesën qendrore të kryeqytetit Bagdad në Irak, sot ka shpërthyer një makinë-bombë, nga e cila janë vrarë së paku dy vetë dhe janë plagosur tetë të tjerë, ka thënë policia.

Në këtë pjesë të qytetit jetojnë myslimanët sunitë dhe ata shiitë dhe afër saj gjendet hoteli Ishtar Sheraton, që është njëri nga objektet më të njohura në pjesën lindore të lumit Tigër në Bagdad.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e menjëhershme për këtë sulm.

Por, grupi militant, Shteti Islamik, që ka okupuar territore të gjëra në Irak, prej vitit të kaluar, shpeshherë e merr përgjegjësinë për sulmet me makina-bomba në Bagdad.

XS
SM
MD
LG