Ndërlidhjet

Afganistan: Filloi kundërofensiva në Kunduz


Flamuri taliban në një rrugë kryesore, pasi militantët e morën kontrollin ndaj qytetit verior Kunduz në Afganistan
Flamuri taliban në një rrugë kryesore, pasi militantët e morën kontrollin ndaj qytetit verior Kunduz në Afganistan

Qeveria e Afganistanit thotë se forcat e sigurisë e kanë filluar kundërsulmin kundër militantëve talibanë, të cilët dje e morën kontrollin ndaj qytetit Kunduz.

“Trupat e reja kanë arritur në Kunduz dhe operacioni ka filluar”, ka njoftuar sot Ministria e mbrojtjes e Afganistanit.

Në njoftim thuhet se forcat qeveritare tashmë e kanë rimarrë kontrollin ndaj burgut të qytetit dhe selia e policisë, që ishin okupuar nga talibanët.

Njëherësh, një zëdhënës i NATO-s tha se aeroplanët ushtarakë amerikanë i kanë qëlluar pozicionet e talibanëve “për elimiminim e kërcënimit ndaj koalicionit dhe forcave afgane, që operojnë në afërsi të Kunduzit”.

Ushtarët afganë janë tërhequr dje në aeroportin e Kunduzit, pas disa orëve të përleshjeve me talibanët, të cilët depërtuan në këtë qytet strategjik, i okupuan ndërtesat qeveritare dhe i liruan qindra të burgosur.

Për të parën herë në 14 vitet e fundit, talibanët ia dolën ta marrin kontrollin ndaj selisë së së provincës Kunduz.

XS
SM
MD
LG