Ndërlidhjet

Xi: Mundësi të reja për bashkëpunim Kinë – Iran


Pamje nga një takim i mëparshëm i presidentit kinez, Xi Jiinping, me presidentin e Iranit, Hassan Rohani (djathtas)
Pamje nga një takim i mëparshëm i presidentit kinez, Xi Jiinping, me presidentin e Iranit, Hassan Rohani (djathtas)

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka shprehur përkushtim për shtimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh me Iranin, pas arritjes së marrëveshjes gjithpërfshirëse atomike ndërmjet Teheranit dhe fuqive botërore.

Këto komente ai i ka bërë gjatë takimit të djeshëm me presidentin e Iranit, Hassan Rohani, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ministria e jashtme e Kinës ka njoftuar se presidenti Xi i ka thënë Rohanit se pasi marrëveshja atomike të fuqizohet, “Irani do të ketë edhe më tepër mundësi për bashkëpunim të jashtëm dhe se lidhjet kinezo-iraniane do të kenë mundësi të një zhvillimi të ri”.

Zoti Xi, tha po ashtu, se Kina, shfrytëzuesi më i madh i naftës së Iranit, duhet ta ketë “prioritet” energjinë dhe bashkëpunimin financiar me Iranin.

XS
SM
MD
LG