Ndërlidhjet

logo-print

Uzbekistan: Koktej Molotovi kundër Ambasadës së SHBA-ve


Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tashkent

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tashkent

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tashkent të Uzbekistanit tha se sulmues të paidentifikuar i kanë “hedhur dy pajisje të improvizuara zjarrvënëse në terrenet e ambasadës”.

Në një mesazh të sigurisë për shtetasit amerikanë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara tha se njëra prej këtyre pajisjeve ka eksploduar, por askush nuk është lënduar nga ky sulm, i cili ndodhi dje herët në mëngjes.

Për shkak të këtij incidenti, siguria në ambasadë është shtuar, por “tashmë nuk është mbyllur dhe është e hapur për punë”.

“Në këtë kohë nuk ka kërcënim specifik kundër amerikanëve ose kundër interesave amerikane”, ka kumtuar Ambasada amerikane në Tashkent.

Për këtë incident po zhvillohen hetime.

XS
SM
MD
LG