Ndërlidhjet

Aktakuzë e "konsoliduar" për Limajn në rastin "MTPT"


Fatmir Limaj, foto arkivi

Fatmir Limaj, foto arkivi

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për krim të organizuar dhe korrupsion, në rastin e Ministrisë së Transportit dhe Post Telekomunikacionit “MTPT” kundër pesë të pandehurve, në përputhje me Urdhrin e Gjykatës së Apelit.

Në mesin e këtyre të pandehurve është edhe Fatmir Limaj, kryetar i partisë politike në opozitë, Nisma për Kosovën, dhe deputet në Kuvendin e Kosovës.

Aktakuza e sotme pason hetimet që filluan në prill të vitit 2010, nën dyshimet për korrupsion në Ministrinë e Transporteve dhe Telekomunikacionit, ministër i së cilës atëbotë ishte Limaj.

Te pandehurit akuzohen për "krim të organizuar, keqpërdorim të pozitës zyrtare, keqpërdorim të autorizimeve ekonomike dhe, marrje dhe dhënie rryshfeti", thuhet mes tjerash në një komunikatë të shpërndarë për mediat nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

“Kjo aktakuzë është ngritur nga ana e prokurorit pas një hetimi të gjatë dhe të ndërlikuar të Policisë së EULEX-it në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Aktakuza është ngritur si “e konsoliduar”, si rezultat i bashkimit të dy rasteve mbi të cilat janë zhvilluar hetimet, që ndryshe njihen edhe si MTPT1 dhe MTPT 2.

XS
SM
MD
LG