Ndërlidhjet

Lavrov: Rusia dhe SHBA do të bashkëpunojnë kundër IS-it


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë se presidenti rus dhe ai amerikan janë pajtuar që të kërkojnë mënyra për të luftuar grupin ekstremist të Shtetit Islamik (IS).

Dy presidentët janë takuar të hënën në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Lavrov ka thënë se bisedimet kanë qenë “shumë konstruktive” dhe se ato kanë prekur mundësitë që Shtetet e Bashkuara dhe Rusia të bashkëpunojnë nga afër për Sirinë.

“Dy liderët janë pajtuar se synim i yni i përbashkët është të luftohen militantët e Shtetit Islamik. Edhe Rusia, edhe Shtetet e Bashkuara janë të vendosura që të mos i lejojnë ata të kenë sukses”, ka thënë Lavrov.

SHBA ka kritikuar Kremlinin për forcimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad, me armatim të avancuar dhe personel ushtarak.

XS
SM
MD
LG