Ndërlidhjet

Mbi 130 të vdekur nga sulmi në Jemen


Jemen
Jemen

Numri i të vdekurve nga një sulm ajror në një dasëm në Jemen ka arritur në së paku 131, bëjnë të ditur Kombet e Bashkuara.

Raketat raportohet se kanë goditur dy tenda në një fshat pranë portit Moka, ku një person i lidhur me rebelët Huthi, ka festuar martesën e tij

Koalicioni, i udhëhequr nga Arabia Saudite, i cili ka bombarduar caqet rebele për gjashtë muaj, ka mohuar përgjegjësinë për sulmin.

Kombet e Bashkuara kanë dënuar, siç kanë thënë, shpërfilljen e jetëve të nejrëzve nga të gjitha palët.

Rreth 5,000 njerëz, përfshirë 2,355 civilë, janë vrarë nga sulmet ajrore dhe luftimet në terren qysh më 26 mars, kur rebelët Huthi kanë detyruar preisdentin e Jemenit të largohet nga vendi.

XS
SM
MD
LG