Ndërlidhjet

Mogherini përkrah rrugën evropiane të Kosovës


Mogherini & Mustafa - foto arkivi

Mogherini & Mustafa - foto arkivi

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, është takuar në Nju Jork me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini.

Siç bën të ditur Zyra e Mustafës, në takim është biseduar për të arriturat në Kosovë, si dhe për avancimin e proceseve integruese evropiane.

Kryeministri Mustafa ka kërkuar finalizimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Mogherini, në anën tjetër, ka shprehur përkrahje për rrugën integruese evropiane të Kosovës.

XS
SM
MD
LG