Ndërlidhjet

Policia e Kosovës shkatërroi mbi 105,000 fishekë


Ilustrim

Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), në Malin Golesh të Sllatinës, kanë shkatërruar mbi 105,000 copë municioni, të konfiskuar nga Policia e Kosovës.

Dejan Jankoviq, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës, i cili ka qenë i pranishëm në këtë ngjarje, ka thënë se ky asgjësim është kryer nga zyrtarët që janë të trajnuar dhe certifikuar për këto lloje të municioneve.

Ai ka thënë se asgjësimi i armëve është realizuar pas konfiskimit të tyre gjatë vitit të kaluar dhe pas përfundimit të proceseve gjyqësore të organeve kompetente.

Shkatërrimi i municionit thuhet se është zhvilluar në përputhje me Udhëzimet Ndërkombëtare Teknike për Municion të OKB-së.

XS
SM
MD
LG