Ndërlidhjet

Dyshohet për mbi 1,000 të vdekur në Haxh


Në Luginën Mina pranë Mekës...

Zyrtarë të disa vendeve thonë se mbi 1,000 njerëz kanë vdekur nga rrëmuja në pelegrinazhin e Haxhit, javën e kaluar.

Shifra e fundit që kanë dhënë autoritetet saudite, ka qenë 769.

Megjithatë, një zyrtar i Nigerisë i ka thënë BBC-së se mbi 1,000 trupa janë dërguar nga vendi i katastrofës në morgjet e qytetit Xhedah.

Zyrtarë të Indisë, Pakistanit dhe Indonezisë po ashtu kanë thënë se mbi 1,000 njerëz kanë vdekur.

Tragjedia ka ndodhur të enjten e kaluar në Luginën Mina, pranë Mekës.

Ky ka qenë incidenti më vdekjeprurës në Haxh që 25 vjet.

XS
SM
MD
LG