Ndërlidhjet

Kosova përfiton nga Fondi Global për parandalimin e radikalizmit


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka takuar në Nju Jork përfaqësuesit e Fondit Global për Angazhim të Komunitetit dhe Rimëkëmbje (GCERF), zonjën Carol Bellamy, udhëheqëse e Bordit, dhe zotëri Khalid Koser, drejtor ekzekutiv i Fondit, me të cilët ka diskutuar përfshirjen e Kosovës në nismat e kësaj organizate për të çrrënjosur ekstremizmin dhe parandaluar radikalizmin.

“Presidentja Jahjaga u shpreh e kënaqur me vendimin e Fondit Global që në dhjetor të këtij viti të formalizojë përfshirjen e Kosovës si njërin nga pesë shtetet që do të përfitojnë nga fondi prej 25 milionë eurosh për nisma dhe projekte, që për qëllim kanë parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, thuhet në një njoftim të postuar në faqen e presidentes në Facebook.

Sipas të njëjtit, Jahjaga ka thënë se është lajm i mirë që Kosova ka përmbushur kriteret e kërkuara për t’u bërë një nga pesë shtetet në botë që përfitojnë nga nismat e fondit në këtë fazë dhe se mirëpret vizitën e përfaqësuesve të kësaj organizate në Kosovë.

XS
SM
MD
LG