Ndërlidhjet

Obama kryeson një samit kundër terrorizmit


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do të kryesojë një takim të udhëheqësve botërorë në Kombet e Bashkuara, për të diskutuar anti-terrorizmin.

SHBA po kërkon mbështetje për të luftuar kundër grupeve terroriste, përfshirë Shtetin Islamik (IS).

Takimi vjen një ditë pasi Obama dhe udhëheqësit e Rusisë, Kinës dhe Iranit i janë adresuar Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në 70-vjetorin e saj.

Presidenti rus, Vladimir Putin, është takuar me Obamën në margjina të Asamblesë, me të cilin ka diskutuar për luftën në Siri.

XS
SM
MD
LG