Ndërlidhjet

logo-print

Partia islamike taxhike shpallet organizatë terroriste


Taxhikistan

Taxhikistan

Partia e Rilindjes Islamike në Taxhikistan është shpallur zyrtarisht organizatë terroriste.

Gjykata Supreme e Taxhikistanit e ka futur atë në listën e zezë të organizatave ekstremiste dhe terroriste.

Vendimi është marrë vetëm disa orë pasi Ministria e Brendshme ka njoftuar për arrestimin e avokatit të partisë, Buzurgmehr Yorov, nën akuzat për mashtrim dhe falsifikim.

Trembëdhjetë anëtarë të Partisë Rilindja Islamike janë arrestuar në fillim të shtatorit nën dyshimet se kanë udhëhequr një kryengritje vdekjeprurëse.

XS
SM
MD
LG