Ndërlidhjet

Gjermania forcon ligjin për azilkërkuesit nga Ballkani


Ilustrim

Ilustrim

Kabineti gjerman ka miratuar një ligj të ri për azilin, që synon uljen e numrit të migrantëve nga Ballkani.

Ndryshimi, i cili duhet të miratohet edhe nga parlamenti, do të parandalojë njerëzit nga Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria që të kërkojnë azil në Gjermani, raporton BBC.

Gjermania tashmë ka vendosur kontrolle kufitare për të ngadalësuar fluksin e migrantëve dhe refugjatëve.

Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara ka thënë se mbi 514,000 njerëz kanë kaluar Detin Mesdhe dhe kanë arritur në Evropë këtë vit.

Shumica e tyre kalojnë përmes Greqisë.

Gati 3,000 veta, ndërkaq, kanë vdekur gjatë udhëtimit ose figurojnë të zhdukur.

Gjermania pret nga 800,000 deri në një milion njerëz këtë vit.

Edhe pse numri më i madh i tyre është nga Siria, gati 40 përqind e kërkesave për azil në Gjermani janë bërë nga shtetasit e Kosovës, Shqipërisë dhe Serbisë.

XS
SM
MD
LG