Ndërlidhjet

Kosova e Serbia arrijnë marrëveshje për diplomat


Ministrja për Dialog, Edita Tahiri.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri.

Delegacioni i Kosovës, i udhëhequr nga ministrja Edita Tahiri, i cili është në Bruksel për raundin e ri të dialogut ndërshtetëror në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka arritur marrëveshje për njohjen reciproke të diplomave mes dy shteteve.

“Me këtë marrëveshje, palët u zotuan për njohjen reciproke të diplomave si dhe respektimin e procedurave dhe afateve sipas legjislacionit respektiv të secilit shtet. Kjo marrëveshje përfshin të gjitha nivelet universitare, diplomat e shkollave të mesme, arsimin profesional, si dhe nivelin e pestë të kualifikimeve sipas kornizës evropiane të kualifikimeve”, thuhet në njoftimin që ka dërguar Zyra e Kryeministrit.

XS
SM
MD
LG