Ndërlidhjet

OBI mbështet fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës


Ilustrim
Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, është takuar me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI), Iyad Ameen Madani.

Siç bën të ditur Zyra e Kryeministrit, në takim është biseduar për mbështetjen e mëtejshme të OBI-t për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

"Sekretari Madani ka shprehur mbështetjen konkrete të OBI-t për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe proceset tjera të rëndësishme", thuhet në njoftim.

XS
SM
MD
LG