Ndërlidhjet

logo-print

Snowden hap llogari në Twitter


Edward Snowden

Edward Snowden

Ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden, i cili tani ndodhet në arrati, ka hapur llogari në rrjetin social Twitter.

Postimi i tij i parë ka qenë: “A mund të më dëgjoni tani?”

Në profilin e tij, Snowden thotë se “ka punuar për qeverinë” dhe se tani “punon për publikun”.

Ai shumë shpejt ka mbledhur mijëra ndjekës.

Deri më tash, vetë Snowden ndjek vetëm një përdorues tjetër të Twitter-it – Agjencinë për Sigurinë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Snowden, i cili kërkohet nga autoritetet amerikane për publikimin e dokumenteve sekrete, besohet se jeton në Rusi.

XS
SM
MD
LG