Ndërlidhjet

logo-print

Obama: IS-i do të mposhtet, por do të marrë kohë


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka bërë thirrje për përpjekje të reja për të frenuar rrjetet e radikalizuara që po tërheqin rekrutë për grupin ekstremist të Shtetit Islamik (IS).

Duke folur në Nju Jork, në një samit kundër terrorizmit, Obama ka thënë se është i bindur se Shteti Islamik do të mposhtet, porse një gjë e tillë “do të marrë kohë”.

Samiti, i cili është mbajtur në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, është ndjekur nga dhjetëra liderë dhe diplomatë të huaj.

Gazeta New York Times ka raportuar të martën se inteligjenca amerikane llogarit se rreth 30,000 të huaj ndodhen në Siri dhe Irak, duke luftuar për Shtetin Islamik.

XS
SM
MD
LG