Ndërlidhjet

Serbia, Rusia i ankohen OKB-së për Kosovën


Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

Misioni i Serbisë në Kombet e Bashkuara, në konsultim me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i ka dërguar notë proteste OKB-së për shkak të pranisë së përfaqësuesve të Kosovës në konferencën për luftën kundër terrorizmit, raportojnë mediat serbe.

Kjo konferencë është organizuar të martën nga Shtetet e Bashkuara dhe është udhëhequr nga presidenti Barack Obama.

Atje kanë marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, dhe ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni.

I dërguari i Rusisë në OKB, Vitaly Churkin, ka reaguar po ashtu ndaj pranisë së përfaqësuesve kosovarë.

“Ata janë ulur në sallë së bashku me përfaqësuesit e vendeve anëtare të OKB-së. Kjo nuk është në rregull. Kjo është kundër rregullave të OKB-së”, ka thënë Churkin.

XS
SM
MD
LG