Ndërlidhjet

Obama takoi homologun kazak


Nju Jork
Nju Jork

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe ai i Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev, kanë diskutuar për mospërhapjen bërthamore dhe konflktin në Ukrainë, gjatë një takimi në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Nazarbaev, më 28 shtator, u ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara që të braktisin armët bërthamore deri në vitin 2045.

Ai ka thënë se Kazakistani ka qenë vendi i parë në histori që ka mbyllur faqen nukleare, pasi ka hequr dorë nga armët që kanë qenë pjesë e arsenalit bërthamor të ish-Bashkimit Sovjetik.

Nazarbaev, aleat i presidentit rus, Vladimir Putin, po ashtu ka shprehur mbështetjen për zgjidhje të shpejtë të konfliktit në Ukrainë, përmes “zbatimit të plotë” të marrëveshjes për armëpushim, të arritur në muajin shkurt në Minsk.

XS
SM
MD
LG