Ndërlidhjet

Irani akuzohet për “shkatërrimin e Jemenit”


Presidenti i Jemenit, Abd-Rabbu Mansur Hadi.

Presidenti i Jemenit, Abd-Rabbu Mansur Hadi.

Presidenti i Jemenit, Abd-Rabbu Mansur Hadi, ka akuzuar Iranin se bën përpjekje të shkatërrojë vendin e tij, duke mbështetur rebelët Huthi, të cilët luftojnë forcat qeveritare të Jemenit.

“E gjejmë veten të përzier në këtë betejë, në të cilën po bëjmë përpjekje që vendi të mos bie në duart e Iranit, i cili do të donte ta shihte shkatërrimin e tij”, ka thënë Hadi para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ai është kthyer në Jemen javën e kaluar, pasi ka qenë në mërgim në Arabinë Saudite.

Rebelët Huthi, muaj më parë, e kanë detyruar atë të largohet, pasi kanë marrë nën kontroll shumicën e vendit.

Hadi ka rikthyer pushtetin vetëm me ndihmën e një koalicioni të udhëhequr nga Arabia Saudite, i cili ka bombarduar caqet rebele.

Hadi ka fajësuar rebelët Huthi për krizën humanitare në Jemen, duke thënë se ajo mund të cilësohet si gjenocid.

OKB llogarit se mbi 80 përqind e popullsisë së Jemenit është e uritur dhe se ka nevojë për ndihmë mjekësore.

XS
SM
MD
LG