Ndërlidhjet

Putin fiton të drejtën e dërgimit të ushtrisë në Siri


Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin.

Dhoma e lartë e Parlamentit rus ka votuar unanimisht për t’i dhënë presidentit Vladimir Putin të drejtën për të vendosur ushtrinë në Siri.

Këshilli i Federatës ka votuar me 162 vota për dhe ansjë kundër për të miratuar kërkesën e Putinit.

Kreu i administratës, Sergei Ivanov, ka thënë se votimi nuk do të thotë domosdoshmërisht se forcat tokësore ruse do të marrin pjesë në luftën e Sirisë.

Rusia ka dërguar tashmë trupa dhe armatim në Siri, në mbështetje të presidentit Bashar al-Assad.

Disa raporte të mediave në Lindjen e Mesme thonë se avionët rusë kanë kryer sulme ajrore në Siri.

Kremlini nuk i ka konfirmuar këto raporte.

XS
SM
MD
LG