Ndërlidhjet

Luftime të ashpra në Kunduz të Afganistanit


Kunduz, Afganistan

Kunduz, Afganistan

Luftime të ashpra janë duke vazhduar në qytetin verior të Afganistanit, Kunduz, një ditë pasi forcat qeveritare kanë nisur ofensivën për të rimarrë kontrollin e tij nga talibanët.

Dy sulme ajrore të Shteteve të Bashkuara kanë penguar përpjekjet e kryengritësve për të marrë kontrollin e aeroportit, që është një bastion i fuqishëm i ushtrisë.

Agjencitë afgane të inteligjencës kanë thënë se sulmet kanë vrarë liderin e talibanëve në provincë, por militantët e kanë mohuar një gjë të tillë.

Kapja e Kunduzit paraqet fitoren më të madhe për talibanët qysh në vitin 2001.

Dhuna militante është rritur në gjithë Afganistanin që nga largimi i misionit luftarak perëndimor në fund të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG