Ndërlidhjet

logo-print

Sulmet në Mumbai: Dënohen me vdekje 5 veta


Mumbai

Mumbai

Një gjykatë në qytetin perëndimor të Indisë, Mumbai, ka dënuar me vdekje pesë persona, në lidhje me shpërthimet serike në trena, më 2006.

Shtatë nga 12 njerëzit fajtorë, janë dënuar me burgim të përjetshëm.

Më 11 korrik të vitit 2006, shtatë shpërthime në trena të udhëtarëve kanë vrarë 189 njerëz dhe kanë plagosur mbi 800.

Militantët islamikë, të mbështetur nga Pakistani, janë fajësuar për sulmet.

Dymbëdhjetë personat janë shpallur fajtorë për vrasje, konspiracion dhe luftë kundër vendit.

Sistemi i trenave në Mumbai është njëri nga më të ngarkuarit në botë, me rreth tetë milionë pasagjerë në ditë.

XS
SM
MD
LG