Ndërlidhjet

Rusi: Një shtetas dënohet për shkak se luftoi në Siri


Ilustrim
Ilustrim

Shtetasi rus, Vitaly Makarov, është dënuar me dy vjet burg, për shkak se ka luftuar për militantët islamikë në Siri.

Dega rajonale e Shërbimit federal të sigurisë së Rusisë ka njoftuar se Makarov, i kovertuar në islam, ishte shpallur fajtor nga një gjykatë në Rusi, për shkak se ka marrë pjesë në operacionet ushtarake në Siri, në periudhën 2013 – 2014, në radhët e një grupi të armatosur ilegal, i cili ishte lojal ndaj militantëve të Shtetit Islamik (IS).

Personi i dënuar, Vitaly Makarov, po ashtu i njohur edhe me emrin e tij mysliman, Yusuf, e ka pranuar fajësinë.

Zëvendësdrejtori i parë i Shërbimit federal të sigurisë në Rusi, Sergei Smirnov, më herët këtë muaj, ka thënë se afro 2,400 shtetas të Rusisë po luftojnë në radhët e militantëve të Shtetit Islamik dhe grupet e tjera ekstremiste myslimane në Siri dhe Irak.

Zoti Smirnov, po ashtu, ka theksuar se 3 mijë banorë të vendeve të Azisë Qendrore luftojnë së bashku me IS-in.

XS
SM
MD
LG