Ndërlidhjet

Gjermani: Rrahja e pakistanezëve dhe shqiptarëve, vërejtje për autoritetet


Pamje nga një kamp i refugjatëve në Gjermani
Pamje nga një kamp i refugjatëve në Gjermani

Një rrahje në një kamp të refugjatëve në Gjermani këtë javë, është shndërruar në përleshje masive të 70 pakistanezëve kundër 300 shqiptarëve, me ç’rast nga të dy palët janë përdorë grushtat, shkopinjtë dhe spreji irritues, raporton agjencia AFP nga Berlini.

Nga kjo përleshje, janë lënduar 14 vetë, përfshirë edhe 50 policë, që janë ftuar për ta ndalur trazirën, në një ndërtesë të ish-aeroportit, ku janë të vendosur 1,500 azilkërkues nga 20 vende.

Kjo ndërtesë e azilkërkuesve gjendet në afërsi të qytetit qendror, Kasel.

Trazirat e tilla kanë qenë të rralla, duke pasur parasysh se këtë vit, Gjermania i ka marrë afro gjysmë milioni azilkërkues dhe i ka vendosur në banesa, kazerma ushtarake, salla të sportit dhe vendbanime me tenda.

Megjithatë, dhuna e së dielës ka shërbyer si tërheqje e vërejtjes se si mund të përshkallëzohen tensionet ndërmjet njerëzve shpeshherë të traumatizuar nga kulturat e ndryshme, që i shfryzëtojnë hapësirat e përbashkëta të mbushura përplot me banorë, derisa ata ballafaqohen me mërzi dhe pasiguri.

XS
SM
MD
LG