Ndërlidhjet

logo-print

Koalicioni: Konfiskohet anija iraniane me armatim për në Jemen


Ilustrim

Ilustrim

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, që lufton kundër grupeve kryengritëse shiite huthi në Jemen, të cilat mbështeten nga Irani, tha se e ka zbuluar një përpjekje nga Teherani për të kontrabanduar armatim në Jemen, nëpërmjet anijes.

Në një kumtesë të sotme, ky koalicion ka njoftuar se anija, që raportohet se është konfiskuar në Gjirin e Omanit, më 26 shtator, ishte e ngarkuar me predha dhe raketa të ndryshme dhe pajisje, që duket se u dërgoheshin forcave shiite huthi.

Në njoftim, po ashtu, theksohet se ekuipazhi i anijes përbëhej nga 14 iranianë dhe kishte dokumente që indikonin se ishte pronë e një shtetasi iranian.

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ka ndërmarrë sulme ajrore kundë kryengritësve shiitë huthi prej muajit mars. Kryengritësit kanë okupuar territore të gjëra në Jemen, gjatë vitit të kaluar.

Gjatë gjashtë muajve të fundit, janë vrarë më se 5,400 vetë, ndërsa dhjetëra mijëra njerëz janë zhvendosur.

Kryengritësit huthi ende e kanë kontrollin ndaj kryeqytetit Sana.

Jemeni, Arabia Saudite dhe vendet e tjera, e akuzojnë Irnain se i mbështet kryengritësit, por këto akuza Teherani i ka hedhur poshtë.

XS
SM
MD
LG