Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Katër vjet burg shtetasit rus për rastin Citadel


Ilustrim

Ilustrim

Shtetasi rus, Dimitry Belorossov, 22 vjeçar, është dënuar me 4 vjet e gjysmë në Shtetet e Bashkuara, për përdorim të sofistikuar të një sistemi mashtrues të njohur si Citadel, për vjedhjen e informacioneve bankare nga mijëra kompjuterë, kanë thënë autoritetet amerikane.

I dënuari Belorossov nga Shën Petersburgu i Rusisë, në korrik të vitit 2014 e kishte pranuar fajësinë, për akuzën e konspiracionit për kryerje të vjedhjes kompjuterike, për rolin e tij në skemën e krimit kibernetik global, në shumë prej 500 milionë dollarësh, që i kishte infektuar më se 11 milionë kompjuterë në gjithë botën.

Gjyqtar i qarkut në Atlanta, Thomas Thrash, e ka marrë vendimin për burgim të Dimitry Belorossovit, sipas të cilit, i dënuari, po ashtu, duhet ta kthejë shumën prej më tepër se 320 mijë dollarëve.

Avokati i të dënuarit, Arkady Bukh, tha se klienti i tij ishte i riu i vetëm në kohën e krimit, që e kishte marrë përgjegjësinë për aksionet e tij dhe e kishte pranuar fajësinë.

Mëtutje, avokati ka theksuar se Belorossov mund të lirohet nga burgu pas një viti, pasi të llogaritet koha që tashmë e ka kaluar në burg.

Sistemi softuerik, Citadel, ishte i prodhuar për marrjen e informacioneve bankare dhe të kartelave kredituese nga kompjuterët dhe kishte aftësi për bllokimin e antiviruseve.

Kriminelët e kishin instaluar këtë sistem nëpërmjet ataçmenteve me viruse dhe ka dyshime se ia dolën t’i vjedhin më se 500 milionë dollarë nga dhjetëra institucioneve financiare.

XS
SM
MD
LG