Ndërlidhjet

Afganistan: Forcat afgane në pritje të përforcimeve për në Kunduz


Pozicionet e forcave qeveritare afgane gjatë luftës kundër talibanëve për qytetin Kunduz

Pozicionet e forcave qeveritare afgane gjatë luftës kundër talibanëve për qytetin Kunduz

Një kundërofensivë e pritur e qeverisë afgane për rimarrjen e qytetit Kunduz nga talibanët, duket se në masë të madhe është ndalur, derisa trupat po presin përforcime.

Raportohet se afro 5 mijë ushtarë afganë, të rraskapitur nga tri ditët e luftimeve me kryengritësit talibanë, janë vendosur në aeroportin në periferi të Kunduzit.

Nga ana tjetër, aaritja e përforcimeve nga provinca fqinje, Baghlan, në jug të Kunduzit, është shtyrë pasi kryengritësit e kanë sulmuar konvojin e nisur për në këtë qytet.

Zëdhënësi i ushtrisë amerikane, Brian Tribus, tha se gjatë natës janë ndërmarrë dy sulme ajrore kundër forcave talibane dhe se këshilltarët e Shteteve të Bashkuara dhe të NATO-s janë në skenë “në hapësirën Kunduz, duke i këshilluar forcat e sigurisë afgane”.

Njëherësh, ligjvënësit afganë i kanë bërë thirrje presidentit, Ashraf Ghani, që të paraqes dorëheqje për shkak të rënies së Kunduzit.

Ky është qyteti i parë i madh në Afganistan, që është okupuar nga militantët, prej se regjimi taliban ishte përmbysur nga invadimi i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, në vitin 2001.

XS
SM
MD
LG