Ndërlidhjet

OKB: Shqetësim i thellë për situatën në Kunduz


Civilët duke u larguar nga Kunduzi
Civilët duke u larguar nga Kunduzi

Zyrtari i lartë i Kombeve të Bashkuara në Afganistan, Nicholas Haysom, tha sot se është thellësisht i shqetësuar për situatën në Kunduz.

Zoti Haysom, që është përfaqëeus special i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, ka theksuar se “janë veçanërisht neveritëse raportet për ekzekutime jashtëgjyqësore, përfshirë punëtorët mjekësorë, rrëmbimet, refuzimi i kujdesit mjekësor dhe kufizimet për lëvizje jashtë qytetit”.

Zëdhënës i Ministrisë së shëndetësisë së Afganistanit, Wahidullah Maya, ka shkruar në rrjetin Twitter, se 30 vetë janë vrarë dhe më tepër se 20 janë plagosur gjatë luftimeve në Kunduz.

Sipas tij, afro 90% e tyre ishin civilë.

XS
SM
MD
LG